×
  • Show Time
  • Show Time

    “Mëkati jem”, kënga më e re e Ghetto Geasy, Majk dhe Xhensila Myrtezaj

    Reporteri
    20 Tetor 2021 | 19:32

    Ashtu siç paralajmëruan, Ghetto Geasy, Majk dhe Xhensila Myrtezaj kanë publikuar sot (e mërkurë) projektin e ri muzikor.

    Treshja e suksesshme e estradës sollën për herë të parë një bashkëpunim të titulluar “Mëkati jem”.

    Projekti u kompletua edhe nga ana vizuale me një paraqitje skenike të mahnitshme e njëherësh provokuese të artistes së njohur.

    Teksti është shkruar nga Geasy dhe Majk, ndërkohë që producimi u realizua nga ZzapnChriss.Miksimi dhe masterizimi i këngës ndërkohë u bë nga Bigdeal Records.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!