Heroi i natës së mbrëmshme, Elbasan Rashani, i cili shënoi golin e fitorës ndaj Bullgarisë në minutën e 92-të të ndeshjes, ka postuar një fotografi duke kujtuar natën magjike.


Vushtrriasi u inkuadrua në pjesën e dytë dhe falë golit të tij, Kosova shënoi fitoren e parë historikë në kualifikimet e “Euro 2020”, shkruan Reporteri.net

“Diçka rreth natës së mbrëmshme”, ka shkruar Rashani, i cili e postoi një fotografi duke festuar me shokët e skuadrës.

Reklamë

Por, nuk duhet harruar kontributin e vushtrriasit tjetër, Milot Rashicës i cili ishte fantastik gjatë tërë ndeshjes. Ai arriti të shënojë golin e parë dhe të asistoj për golin e fitores.

Vedat Muriqi ishte poashtu figura kryesore e sulmit pasi barazoi rezultatin me një gol fantastik me kokë.

Kosova luan ndeshjen e radhës ndaj Çekisë në ‘Fadil Vokrri’ më 7 shtator./Reporteri.net/