Fifi dhe Graniti janë dy banorët VIP të cilët janë komentuar shumë në këtë dy javor të Big Brother Albania.
Dyshja çdo ditë e më shumë po shfaqen të afërt me njëri tjetrin, shkruan Reporteri.net.
Ani pse javën e kaluar ata deklaruan se pëlqehen, banorët këtë gjë nuk po e besojnë, në veçanti deklaratën e Granitit.
Tani, të dy janë ndarë nga partnerët përkatës së provës javore, dhe kanë kaluar kohë romantike së bashku.
Ulur në prehërin e futbollistit, këngëtarja nga Kosova ka zgjedhur t’i këndojë atij një këngë derisa i ka kërkuar edhe falje që po e bën nervoz.
Ndërsa mbrëmë, në orët e vona, Graniti i tha Fifit që po vdes për ta puthur atë./Reporteri.net/
View this post on InstagramReklamë