Muaj më parë Loredana Zefi dha lajmin për ndarjen nga Mozzik, por duket se këtë proces ajo nuk po e kalon lehtë.

Këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një fotografi, ku aty pranë shihet qartë edhe reperi Mozzik, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Një fotografi të realizuar kohë më parë, sa ishin bashkë, ajo e ka ndarë sërish me ndjekësit e shumtë.

Reklamë

Ani pse edhe pas ndarjes, postimet e shumta, apo këngët nuk kanë munguar nga Loredana, Mozzik deri tani nuk ka bërë asnjë reagim.

Ndryshe, çifti kanë edhe një vajzë të quajtur Hana, e që jeton me Loredanën./Reporteri.net/