Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ka kujtuar edhe takimin e parë me presidentin aktual Hashim Thaçi.
Presidenti Clinton theksoi se ndihej i lumtur që gjendet në Kosovë, duke thënë se SHBA-ja i ka thënë ‘stop’ spastrimit etnik në Kosovë.
Ish-presidenti amerikan ka kujtuar edhe vitet e luftës kur ishte takuar me Thaçin, duke thënë se ka qenë i impresionuar që ai ishte kaq i ri, por i mirë me armë.“Isha i impresionuar nga mosha e tij e re, por ishte i mirë me armë. Në anën tjetër kam qenë i mahnitur me urtësinë e tij dhe qëllimet paqësore, teksa ka qenë kryeministër dhe tani si president”, ka thënë Clinton.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.