Aro Muriç shfaqi përsëri siguri në portën e Kosovës në fitoren 3:2 ndaj Bullgarisë.
Portieri i “Dardanëve” ka ardhur në vendin e prindërve të tij, ku do t’i kalojë disa ditë pushimi, ndërsa e ka publikuar një video ku delet ia “bllokojnë” përkohësisht rrugën veturës në të cilën gjendej ai.
Aro Muriç e mbylli një sezon të suksesshëm duke u shpallur kampion i Anglisë me Manchester Cityn, edhe pse nuk pati minutazhë në portë, ndërsa shfaqi siguri edhe me Përfaqësuesen e Kosovës, me të cilën pati rezultate pozitive deri tash në eliminatoret e Evropianit 2020.
Portieri shtatgjatë tash po e shijon pushimin dhe ka postuar disa video teksa po shkonte në Pejë, ndërkohë që po i shijon edhe bukuritë e Rugovës.
Dhe, në njërën prej videove, shihet një kope delesh, e cila ia “bllokon” përkohësisht rrugën veturës në të cilën gjendej portieri shqiptar nga Mali i Zi, i cili ka prejardhje nga Peja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.