Marrëdhënia mes Fifit dhe Granitit po mban peshë si publikun ashtu edhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Fifi ka shfaqur hapur pëlqimin e saj për ish-futbollistin, ndërsa nga ana tjetër Graniti ka deklaruar se duhet ta njohin më mirë njëri-tjetrin.
Prova javore, teksa çiftet e ndara rastësisht duhet të jetojnë si një trup i vetëm duket se ia ka shtuar mallin dy të rinjve për njëri-tjetrin.
Paraditen e djeshme, ndërsa në radio u vendos kënga ‘’Marova’’, dyshja më e përfolur e këtij edicioni nuk i rezistoi dot njëri-tjetrit dhe filluan të putheshin dhe përqafoheshin duke krijuar një situatë mjaft romantike.
Banorët nga ana tjetër brohorisnin në sfond duke nxitur çiftin që të shkëmbenin dhe një puthje dashurore me njëri-tjetrin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.