×
  • Sport
  • Sport

    Akti makabër në Afganistan: Talebanët i presin kokën volejbollistes 18-vjeçare

    Reporteri
    22 Tetor 2021 | 10:02

    Talebanë dyshohet se i kanë prerë kokën një 18-vjeçareje, pjesë e ekipit kombëtar të volejbollit për vajza të reja. Mahjabin Hakimi ishte pjesë e ekipit kombëtar afgan të volejbollit.

    Ka qenë vetë trajnerja e saj që ka dhënë lajmin duke tronditur botën e sportit. Në një intervistë, trajnerja tha se Mahjabin Hakimi u vra në tetor, por askush nuk mësoi për vrasjen e tmerrshme pasi talebanët kishin kërcënuar familjen e saj që të mos fliste për të.

    “Talebanët i kanë prerë kokën një prej volejbollisteve të mia. Ky është një turp. Tashmë të gjitha lojtaret e volejbollit duhet të fshihen, maskohen apo largohen për të shpëtuar. Deri më tani janë larguar nga Afganistani vetëm 2 lojtare, ndërsa të tjerat kanë djegur uniformat e lojës për t’i shpëtuar terrorit dhe mbrojtur familjet e tyre”, tha Suraja Afzali.

    Mahjabin luajti për Klubin e Volejbollit të Kabulit përpara rënies së qeverisë së Ashraf Ghani dhe ishte një nga lojtarët yje të klubit.

    Ditë më parë, fotografitë e asaj që dukej koka e prerë dhe qafa e gjakosur u shfaqën në mediat sociale duke tronditur shikuesit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!