Alec Baldwin gjatë xhirimeve të filmit “Rust” dyshohet se aksidentalisht ka qëluar me armë dy anëtarët e ekipit, regjisorin Joel Souza 48-vjeçar dhe drejtoreshën e fotografisë Halina Hutchins 42-vjeçare, e cila mbeti e vdekur.

Fotografitë e para të aktorit të dëshpëruar pas këtij incidenti u publikuan edhe në Twitter, ku Alec shihet u shqetësuar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Por, kush është Alec Baldwin?

Alec Baldwin është vëllai i aktorit, producentit dhe regjisorit të njohur Stephen Baldwin, që ka vajzë modelen me famë botërore Hailey Baldwin.

Alec, Stephen, William, dhe Daniel janë katër vëllezërit Baldwin, ku të gjithë janë të përfshirë në botën e artit./Reporteri.net/

Reklamë