×
  • Show Time
  • Show Time

    “Dashuria e parë dhe e vetme”, a do të rikthehej me Bojken Lakon? Përgjigjet Semi

    Reporteri
    22 Tetor 2021 | 12:59

    Semi Japuaj është këngëtarja e cila nga 5 tetori ka nisur rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania.

    Këngëtarja për 9 vite ka qenë në lidhje dashurie me producentin dhe këngëtarin, Bojken Lako, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Gjatë një bisede me Monikën, Donaldin dhe Sheilën, Semi ka treguar për raportin tani që ka me Bojkenin pas ndarjes.

    Këngëtarja është shprehur se kurrë më nuk do të kthehej me të, pasi dashuria mes tyre me kohën kishte mbaruar.

    “Historia jonë mbaroi pa të keq, thjesht e kuptuam të dy që më nuk shkonte. Unë isha ajo që e thash me zë të lartë, por që të e kishim në mendje”, u shpreh Semi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!