Moderatorja e njohur Bora Zemani e përfolur shumë për lidhjen e saj me aktorin Donal Veleshaj sonte ka vendosur që të jetë pjesë e këtij spektakli, por jo për ta takuar Donaldin por shoqen e saj të ngushtë Semin.
Bora tregoi se është e prekur për abuzimin dhe keqinterpretimet që marrëdhënia mes Semit dhe Donaldit ka pasur jashtë mureve të asaj shtëpie.
Ajo shtoi se ata të dy kanë pasur gjithnjë atë marrëdhënie mes njëri-tjetrit dhe se është e qetë dhe e sigurtë për gjithçka ka ndjekur gjatë këtyre ditëve brenda ‘’Big Brother Vip’’.
”Jam shumë e qetë për sjelljen e tyre, ata ashtu janë dhe jashtë. Më vjen mirë që Donaldi e ka mbështetur pasi Semi ka vërtetë nevojë”,- tha Bora
“Semi është keqkuptuar. Ajo nuk ka lidhje fare me cfarë flitet. Unë sa herë kam një situatë që jam keq dua ta komentojë me Semin. Donaldi ka qenë për tri vite pjesë e jetës sonë. Kjo është një sfidë shumë e madhe për Semin dhe Donaldi i është ofruar si një krah për mbështetje. Duhet të flas për Semin se ajo ka nevojë për më shumë kujdes, kurse Donaldi ja del në çdo situatë dhe ia del vetëm. Kam shumë besim te ai”, tha ajo.