×
  • Sport
  • Sport

    Boksierët e Kosovës nuk lejohen të hyjnë në Serbi

    Reporteri
    23 Tetor 2021 | 11:49

    Autoritetet e Serbisë nuk kanë lejuar që boksierët e Kombëtares së Kosovës të hyjnë në territorin e saj për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit amator, që fillon nesër.


    Ky lajm është konfirmuar në një postim që është shpërndarë në faqen e Facebook-ut të sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, shkruan Reporteri.net.

    Aty thuhet se pasi që delegacionit të Kosovës nuk i është lejuar pjesëmarrja, edhe Shqipëria do t’i tërheq boksierët e saj dhe nuk do të marrë pjesë

    Kosova ka paraqitur tre boksierë për të garuar në Botëror.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!