×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri mesazh partisë së tij: Sondazhet nuk përkthehen automatikisht në vota

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 21:43

    Shumica e zyrtarëve të LDK-së shprehen të bindur se në zgjedhjet e reja parlamentare do të dalin parti e parë në vend. Deklarimet i mbështesin duke u bazuar në disa nga sondazhet e bëra që e renditin këtë parti si të parën.


    Por numri dy i kësaj partie, Lutfi Haziri, që është edhe kryetar i Gjilanit kërkon nga bashkëpartiakët të mos jenë euforik dhe të kenë kujdes, pasi thotë se sondazhet që janë në favor të LDK-së nuk pasqyrohen si votë e sigurt për partinë.

    “Sondazhet janë perceptim publik. Është e vërtet se ka një disponim të mirë për LDK, por disponimi nuk është votë politike”, ka deklaruar Haziri në Dukagjin, shkruan Reporteri.net.

    Ai thotë se vetëm kur disponimi qytetarë përkthehet në votë, atëherë kthehet LDK-ja si parti e parë.

    “Vetëm në momentin kur ai disponim përkthehet në votë në kutitë zgjedhore ne bindemi se është kthyer LDK-ja”, ka deklaruar Haziri.

    Kujtojmë se sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri ka deklaruar se në bazë të sondazheve ndërkombëtare partia e tyre është numër një dhe se prijnë rreth 8 pikë me subjektin pasues./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!