×
  • Lajme
  • Lajme

    Traktori e mbyt një kosovare 12 vjeçe

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 21:51

    Një vajzë rreth moshës 12 vjeçare ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas lëndimeve që kishte marrë në një aksident.


    Policia njofton se vajza e re është goditur nga një traktor në fshatin Vershevc të Lipjanit, njofton Reporteri.net.

    “Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku ne fshatin Vershevc te Lipjanit. Në aksident kanë qenë të përfshira një biçiklete dhe një mjet bujqësor(traktor). Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësja e biçikletistë (femër 2006). E njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, nga ku jemi njoftuar se rreth orës 20:00, ka ndërruar jetë”, thjuhet në njoftimin e policisë.

    Më tej thuhet se ngasësi i mjetit bujqësor me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

    Me rastin po merret njësiti i trafikut. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!