×
  • Lajme
  • Lajme

    EULEX reagon për zyrtarin e saj që e parkoi veturën keq në Prishtinë: Zotohemi se do të ndërmarrim masa disiplinore

    Reporteri
    23 Tetor 2021 | 15:03

    Misioni i EULEX-it në Kosovë ka dënuar sjelljen e zyrtarit të tyre për parkimin e gabuar të veturës zyrtare.

    Pas një sërë raportimesh të qytetarëve nëpër rrjete sociale, EULEX-i në Twitter ka dënuar veprimin e zyrtarit të tyre dhe janë zotuar se do të marrin masa disiplinore ndaj tij.

    “E dënojmë me termat më të fuqishëm sjelljen e anëtarit të stafit të EULEX-it, i cili është parë duke e parkuar veturën në mënyrë jo të duhur në Prishtinë. Ne garantojmë se do të marrim masa të duhura disiplinore. E falënderojmë qytetarin e Kosovës që e solli këtë rast në dritë për sjelljen e tij të përgjegjshme”, thuhet në postimin e EULEX-it.

    Kujtojmë, se  në një video e postuar në Facebook nga “Vrojtuesit e lagjes”, dëgjohet teksa një qytetar i Kosovës e pyet zyrtarin e EULEX-it, që ka parkuar veturën në zonë ku s’është e lejuar, se “a e parkon veturën kështu në shtetin tuaj?”

    Përgjigja e zyrtarit ndërkombëtar ka qenë “Parkoj kështu në Kosovë”.

    Rasti ka ndodhur në Rrugën C.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!