×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi fotografi me ushtarët: Edhe në 20 vjetorin e lirisë, në shërbim të atdheut

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 23:00

    Presidenti Hashim Thaçi, sonte ka postuar edhe një fotografi çasti me ushtarët e Republikës së Kosovës, të cilën e ka publikuar në Facebook.


    “Në 20 vjetorin e lirisë, me ushtarët e Republikës së Kosovës, që sikurse çdo ditë tjetër edhe sonte janë në shërbim të atdheut dhe gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se në Kosovë po qëndrojnë për vizitë dy njerëzit më meritorë pse Kosova sot është e lirë.

    Fjala është për ish-presidentin amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretaren e shtetit, Madeleine Albright të cilët kanë ardhur në Prishtinë në shënimin e 20 vjetorit të intervenimit të NATO-s.

    Ndërkohë që, ish-presidenti Clinton është nderuar me medalen presidenciale “Urdhri i Lirisë”, e gjithashtu të dy miqtë e Kosovës, Clinton e Albright kanë darkuar me liderët e vendit.

    Nesër në Prishtinë do të zbulohet busti i Madeline Albright i cili është ngritur në shenjë falënderimi për kontributin e saj në çlirimin e Kosovës. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!