×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot, të gjithë në shesh për të mirëpritur Clinton dhe Albright, në këtë orë do të jenë aty

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 8:05

    Sot do të shënohet 20 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë dhe çlirimit të vendit.


    Për të shënuar këtë ditë, në Kosovë kanë ardhur ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, ish-sekretarja Medeleine Albright, dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

    Me këtë rast, nga ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet tubimi qendror i shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

    Kurse nga ora 14:00 do jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e Bustit të Sekretares Albright.

    Ndërkaq në orën 15:00 , do të bëhet vizitë në Bulevardin Bill Clinton, afër shtatores së ish- Presidentit Bill Clinton. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!