Kosova mbeti jashtë Kampionatit Botëror të Boksit amator në Beograd. Përfaqësuesve të Kosovës iu ndalua hyrje në territorin e Serbisë.
Boksierët e Kosovës kanë bërë tri përpjekje për të hyrë në Serbi në dy ditët e fundit, por janë ndalur në kufi nga autoritetet e Serbisë.
Madje herën e dytë provuan të hyjnë në Serbi pa mbajtur uniformat me simbole të Kosovës. Por as kjo nuk ka mjaftuar.
Gjatë tentimit të tretë për të hyrë në Serbi të dielën, sekretarit të Komitetit Olimpik të Kosovës që ishte pjesë e delegacionit kosovar që udhëtonte drejt Serbisë i erdhi një telefonatë nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Kështu tha të dielën në mbrëmje Kushtrim Krasniqi, një zëdhënës i KOK-ut.
“Sot po bisedoja me sekretarin dhe ai më lajmëroj që e kishin telefonuar nga Ministria e Jashtme dhe i kishin thënë se ‘Kush ju ka thënë të niseni sërish?’ e gjëra të tjera”, ka thënë Kushtrim Krasniqi, zëdhënës i Komitetit Olimpik të Kosovës, në një emision sporti në ATV.
Lidhur me ndalimin e hyrjes së ekipit përfaqësues të Kosovës në boks brenda territorit të Serbisë, kanë munguar reagimet e krerëve shtetëror, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.
Por, sot ka reaguar Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (IOC).
IOC-ja e ka lënë përgjegjës Federatën Ndërkombëtare të Boksit Amator (AIBA) lidhur me diskriminimin që është bërë ndaj Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.