Manchester City do provojë të transferojë mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos në verën e vitit 2022.
“Qytetarët” duan edhe një mesfushor në skuadër, me Pep Guardiolan që është admirues i madh i gjermanit.
Kroos ka kontratë me Realin deri në vitin 2023, por mund të mendojë largimin, në rast që nuk e ka të garantuar më vendin titullar.
31-vjeçari u rikthye te Reali në fillimin e muajit tetor, pasi ishte jashtë fushës që nga “Euro 2020” shkaku i një lëndimi në gju.
Sipas El Nacional, me lojtarët e tjerë që i përshtaten stilit të Carlo Ancelottit, Kroos mund të mendojë largimin.
Eduardo Camavinga ka treguar kualitetin pavarësisht moshës së re, derisa Fede Valverde vazhdon të jetë një ndër lojtarët më të rëndësishëm për “Galaktikët”.
Kroos vlerësohet rreth 30 milionë euro, por City synon ta blejë për 25 milionë euro shkaku i kontratës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.