×
  • Lajme
  • Lajme

    Njësia Speciale rrethon hotelin ku po qëndrojnë Clinton dhe Albright

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 9:06

     

    Forca të shumta të Njësisë Speciale po vazhdojnë të qëndrojë në të gjitha skajet e hotelit në të cilin janë duke qëndruar personalitete të larta të politikës ndërkombëtare.


    Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ish-sekretarja e shtetit, Albright, ish-shefi i NATO-s, Wesley Clark dhe ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, janë duke qëndruar në hotelin e zv.kryeministrit Pacolli, në qendër të Prishtinës.

    Kurse, Policia e Kosovës, gjatë tërë natës kanë qëndruar afër hotelit, duke mbajtur sigurinë në nivel.

    Po ashtu dhjetëra policë mëngjesin e sotme kanë patrulluar në këmbë në Sheshin “Nënë Tereza” dhe “Ibrahim Rugova”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!