×
  • Sport
  • Sport

    FIFA nuk tregohet e njëanshme, dënon edhe Poloninë për sulmin ndaj tifozëve shqiptarë

    Reporteri
    25 Tetor 2021 | 18:07

    Incidentet në Shqipëri-Poloni, ku tifozë të të dy skuadrave hodhën shishe plastike në drejtim të fushës, kanë kaluar në llupën e FIFA-s që ndëshkoi kuqezinjtë me një ndeshje pa tifozë dhe gjobë prej 150 mijë frangash.

    Megjithatë nuk ia ka hedhur as përfaqësuesja polake, pasi federata e futbollit atje duhet të paguajë 50 mijë franga gjobë dhe tifozët nuk do të lejohen të udhëtojnë drejt Andorrës për ndeshjen e 12 nëntorit.

    Pasi analizoi pamjet ku edhe tifozët polakë hodhën shishe në drejtim të fushës e në drejtim të tifozëve shqiptarë, FIFA vendosi të mos mbyllë sytë, por t’u japë dënimin e merituar edhe kundërshtarëve të kuqezinjve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!