×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadri Veseli pret sekretaren amerikane Madeline Albright – e falënderon për gjithçka që ka bërë për Kosovën

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 10:08

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në një takim të veçantë sekretaren Amerikane Madeline Albright të cilën e ka falënderuar për gjithçka që SHBA-të kanë bërë për lirinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.


    Veseli e ka falënderuar Zonjën Albright që sot në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës ka ardhur në Prishtinë për të festuar bashkë me qytetarët çlirimin e Kosovës.

    “Faleminderit shumë për pritjen zotëri kryetar. Unë po ndihem sikur në shtëpinë time”, tha Albright në takim me kryeparlamentarin Veseli.

    Kreu i Kuvendit ndërsa tha se falë mbështetjes së SHBA-së, Presidentitn Clinton, sekretares Albright dhe gjeneralit Clark, Kosova ka arritur lirinë dhe është sot shtet i pavarur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!