×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sekuestrohet drogë në Portin e Durrësit

    Reporteri
    26 Tetor 2021 | 7:45

    Mbrëmjen e sotme është sekuestruar një sasi lënde narkotike në Portin e Durrësit.

    Dyshohet se lënda narkotike është e llojit kokainë. Sipas informacioneve, lënda narkotike ishte e fshehur në një kamion dhe se kishte si destinacion Italinë.

    Lënda narkotike u gjet pas një kontrolli të imtësishëm nga forca të policisë kufitare në kamionin i cili mësohet se ishte i ngarkuar me krom.

    Policia bën me dije se ka ndaluar drejtuesin e kamionit, i cili ka deklaruar se nuk kishte dijeni për drogën. Deri më tani ende nuk dihet pesha e lëndës narkotike së sekuestruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!