Trajneri i Romës, Jose Mourinho u ndëshkua me karton të kuq në duelin ndaj Napolit.
Ndonëse ai pranoi kartonin e kuq, nuk është se i bëri shumë përshtypje, shkruan Reporteri.net
Edhe pse nuk ishte në stol, ai prapa vendit ku ulen lojtarët kapet nga kamerat duke i udhëzuar ata se si të luajnë.
Ishte vetë ish-trajneri i Interit dhe Chelseat që postoi videon në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, duke shtuar një mbishkrim: “Kur nuk ke biletë dhe dëshiron dëshpërimisht të shikosh një lojë të madhe futbolli”.
Kështu, takimi u mbyll në 0:0 në një ndeshje me plotë tension.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.