×
  • Sport
  • Sport

    Afrim Tovërlani në paraburgim, dyshohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

    Reporteri
    26 Tetor 2021 | 18:02

    Mbrëmë është arrestuar trajneri i futbollit Afrim Tovërlani pasi i njëjti dyshohet se me thikë e ka kanosur kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti në shtëpinë e tij.

    Sipas raportit të Policës thuhet se në mesin e katër burrave që kanë kërcënuar Shpend Ahmetin ishte edhe trajneri, Afrim Tovërlani.

    “Më 25.10.2021 rreth orës 17:50 Policia ka marrë informacionin se është raportuar një rast i kërcënimit në lagjen Nic në Çagllavicë, saktësisht në shtëpinë e kryetarit të komunës Shpend Ahmeti. Patrulla që shkoi në këtë lokacion i ka takuar katër burra, mes tyre edhe Afrim Tovërlanin”, thuhet në këtë raport.

    Ishte vetë Afrim Tovërlani i cili e kishte paraqitur rastin në polici.

    Gjatë kontrollimit trajnerit Tovërlani i është gjetur një thikë e cila është konfiskuar, derisa i dyshuari është dërguar në stacionin policor në Graçanicë ku edhe i është bërë alkool-testi pas të cilit ka rezultuar se ka qenë në gjendje të dehur.

    Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti nuk është deklaruar akoma rreth këtij rasti.

    Trajnerit Afrim Tovërlani i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh dhe është transportuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!