Sot në raportin 24 orësh të Policës së Kosovës u raportua se një persona ka kanosur me armë të ftohtë (thikë), një person tjetër në Graçanicë.
Në raport thuhet se i dyshuari mashkull kosovar ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 të ditës së djeshme, shkruan Reporteri.net
Por, siç raportohet në media vendor personi i përfshirë në këtë kanosje ishte trajneri, Afrim Toverlani që cak sulmi kishte Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.
KANOSJE/ARMËMBAJTJE PA LEJE
“Graçanicë, 25.10.2021-17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë-thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.