×
  • Sport
  • Sport

    Shpend Ahmeti reagon pasi u tha që trajneri Afrim Toverlani e sulmoi me thikë

    Reporteri
    26 Tetor 2021 | 21:39

    Gjatë ditës së sotme në media u raportuar se trajneri kosovar, Afrim Toverlani e ka sulmuar me thikë kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahemtin.

    Rasti madje ishte hapur edhe në Policinë e Kosovës, shkruan Reporteri.net

    Por, para pak çastesh, vetë Shpend Ahmeti ka sqarua gjithçka, duke thënë se nuk ka pasur konflikt fizik me trajnerin, Toverlani.

    Postimi i tij i plotë:

    “Faleminderit të gjithëve për pyetjet e kujdesin. I pash edhe titujt ne portale. Nuk ka pas kurfarë ballafaqimi fizik e as luftë më thika. Afrimin e njoh moti dhe e kam mik.

    Ka qenë mbrëmë të shtepia kur nuk kam qenë unë dhe e ka thirr vetë policinë e cila me të arritur e ka arrestuar. Nuk ndihem as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi edhe pse vizitat e vona në shtëpi kur nuk jam prezent dhe me fëmijë të mitur prezent nuk janë të mirëseardhura. Mirëpo, nuk ka pas as fjalosje e as ndonjë fjalë të rëndë me fëmijet dhe familjen.

    Shpresoj që këtë incident Afrimi ta sqaroj e kaloj sa më lehtë me organet e rendit. Duke e pas mik qe një kohë të gjatë nuk besoj që ka pas qëllim të sulmit apo kërcënimit”, shkruan Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!