×
  • Sport
  • Sport

    “EFL Cup”: Arsenali pastër ndaj Leeds, dy takimet e tjera shkojnë në vazhdime

    Reporteri
    26 Tetor 2021 | 22:45

    Tashmë kanë përfunduar tri ndeshjet e 1/8 së finales në “EFL Cup”, dy nga to shkuan në vazhdime.

    Arsenali ka shënuar fitore të pastër në 2:0 ndaj Leeds, ku për ‘Topçinjët’ realizuan, Chambers në minutën e 55’të takimit dhe Nketiah në atë të 69, shkruan Reporteri.net

    Me këtë fitore, skuadra e Arsenalit vazhdon tutje në EFL CUP.

    Ndërsa, gjërat ndryshuan në takimin e dytë ndërmjet Chelseas dhe Southamptonit, ku ‘blut’ realizuan golin e parë në minutën e 44’të të takimit, ndërsa pësuan pak minuta më pas, ku Adams vendosi gjithçka në 1:1, e me këtë rezultat u mbyll edhe ndeshje, por që ky takim shkoi në vazhdim dhe do të duhen edhe 30 minuta për t’u përcaktuar fituesi.


    E takimi i tretë dhe i fundit i natës së sotme ishte ai ndërmjet QPR-së dhe Sunderlandit që u mbyll me rezultatin final në 0:0, por që edhe ky duel duhet të vendoset përmes vazhdimeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!