×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Helmimi masiv në Krujë, shkon në 500 numri i të prekurve

    Reporteri
    27 Tetor 2021 | 11:54

    Sipas mjekëve që nga mesdita e kaluar e deri më tani , rreth 150 persona janë paraqitur në spital për mjekim shëndetësor.

    Ndërsa në total që nga dita e parë , numri i të prekurve shkon në rreth 500 qytetarë të cilët kanë shfaqur shenja të helmimit dhe që janë paraqitur në spital.

    Nga ana tjetër një qytetar është shprehur për ‘BalkanWeb’ se po e blen ujin e pijshëm, por vështirësia ekonomike e bën të papërballueshme situatën, ndërsa tregon se është invalid dhe merr vetëm 150 mijë lekë të vjetra.

    “Po e blejmë ujin e pijshëm, me u la jo. Unë jam invalid, 150 mijë lekë marr. Ky është vendi dhe kuvendi, gjeje vetë”, ka thënë ai.

    Ndërkohë nga ana e spitalit është kërkuar jo vetëm nga rojet e sigurisë private, por nga edhe policia e rendit të pengojnë gazetaret që të futen në ambientet e brendshme te spitalit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!