×
  • Sport
  • Sport

    Marseille – PSG: Gjykata e Francës merr vendim të ashpër për tifozët që krijuan probleme

    Reporteri
    27 Tetor 2021 | 17:22

    Gjykata në Francë ka marr vendim që të dënojë disa nga tifozët me burgimi dhe ndalesë për t’i shikuar ndeshjet nga stadium, pas problemeve në takimin Marseille – Paris SG.

    Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua nga incidente para stadiumit, kur “qindra persona tentuan të hynin” pavarësisht dyerve të mbyllura, të cilat kërkonin ndërhyrjen e policisë dhe përdorimin e gazit lotsjellës, shkruan Reporteri.net

    Në total janë identifikuar 21 persona dhe 17 janë arrestuar dhe akuzuar për vandalizëm, posedim të lëndëve piroteknike dhe dhunë ndaj policisë.

    Gjatë rastit të dytë edhe një spektator doli në fushë dhe iu afrua Leo Messit, por u dënua vetëm me paralajmërim. Për pjesën tjetër, Neymar duhej të mbrohej me mburoja sa herë që shkonte për të goditur nga këndi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!