Borussia Moenchengladbach e ka eliminuar Bayern Munichun nga Kupa e Gjermanisë.
Të besuarit e Julian Nagelsmann, ani pse me më të mirët në fushë, u befasuan për 90 minuta në “Borussia-Park”, duke u mposhtur 5-0 nga Moenchengladbach.
Vendasit i shënuan tre gola në pjesën e parë, dhe dy të tjerë në pjesën e dytë.
Në 45 minutat e parë shënuan Kone dhe dy të tjera Bensebaini, derisa në atë të dytë shënoi dy herë Embolo.
Kjo është humbja më e thellë e Bayern në stol me Nagelsmann, humbje e papritur që ka trazuar shtëpinë e kampionit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.