Detektivja private Shkënda Lili tregoi në emisionin “Opinion” se në zyrën e saj drejtohen burra dhe gra të cilët kërkojnë të përgjojnë apo kontrollojnë partnerët e tyre. Ajo tha se kryesisht gratë kërkojnë të vendosin përgjues në makinë, e madje nëse bashkëshorti mund të jetë në një dhomë hoteli, kërkojnë që detektivi të shkojë deri aty.
“Ne bëjmë investigim në terren. Gratë duan shumë gjëra, duan të përgjojnë telefonin, duan t’i shkosh dhe në dhomë nëse bashkëshorti mund të jetë në një dhomë hoteli. Këto janë gjëra që unë nuk i bëj”, tha Lili.
E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse është e vërtetë që instalojnë dhe përgjues në makina, Lili tha: “Po absolutisht. Nëse dikush është vetem në makinë dhe do kishte diçka tjetër është i lirshëm për të folur në makinë, Gratë, dhe burrat por sidomos gratë duan të degjojnë çfarë thotë partneri ne makine. Mund të vësh një përgjues që lidhet me baterinë e makinës, qe dhe po të vesh detektues nuk e dallon”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.