×
  • Lajme
  • Lajme

    4 mijë e 597 vaksina administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

    Reporteri
    28 Tetor 2021 | 15:11

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve, 4 mijë e 597 vaksina janë administruar në Kosovë.

    Sipas këtij njoftimi numri i vaksinave të administruara deri tani është 1 milion e 553 mijë e 816.

    Ndërsa, 716 mijë e 855 persona janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.

    “Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.597 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.553.816 doza të vaksinës. Deri më sot 716.855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!