×
  • Lajme
  • Lajme

    Ia huq Arben Vitia, e prezanton Donika Gërvallën si ministre të Punëve të Brendshme

    Reporteri
    28 Tetor 2021 | 15:54

    Të shpeshta janë bërë rastet kur zyrtarët shtetëror bëjnë gabime nga më të ndryshmet.

    Një i tillë është bërë sot edhe nga ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh kandidat i Prishtinës nga radhët e LVV-së, Arben Vitia.

    Në një postim në Facebook, Vitia e ka prezantuar ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, si ministre të Punëve të Brendshme, shkruan Reporteri.net.

    Këtë gabim, Vitia e ka bërë teksa ka shkruar lidhur me vizitën e tij dhe të kryeministrit Albin Kurti në muzeun “Shtëpia e Pavarësisë Dr.Ibrahim Rugova”.

    Këtë pastaj e ka përmirësuar, e kjo gjë vërehet në ndryshimet në postimin në fjalë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!