×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Qeveria ndan 40 milionë euro për prodhuesit vendorë dhe eksportin

    Reporteri
    28 Tetor 2021 | 17:39

    Qeveria e Kosovës ka prezantuar edhe masat e radhës për mbështetjen e prodhuesve vendor dhe eksportit, që në total kapin vlerën deri në 40 milionë euro.

    Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, duke thënë se kjo masë po ndodhë sepse në afatgjatë, zgjidha më e mirë për të krijuar vende pune të qëndrueshme dhe për të mos u ekspozuar ndaj inflacionit të importuar, është prodhimi vendor.

    Në masën 2.1, parashihet subvencionimi i kredive investive për të gjithë prodhuesit, deri në 20 për qind të vlerës së kredisë për investimet deri në 2 milionë euro, me kusht që investimi të jetë së paku 50 për qind në pajisje që ndërlidhen me procesin e prodhimit.

    “Masa 2.4 parasheh mbështetje për secilin prodhues:

    – deri në 10,000 euro për trajnim të stafit menaxherial

    – deri në 20,000 euro për trajnim të stafit teknik (teknolog, kimist, etj), ashtu që produktet tona të kenë cilësinë sipas standardeve

    – deri në 50,000 euro për brendim/ribrendim, ashtu që përveç cilësisë, produktet tona të kenë edhe prezantimin e duhur

    – deri në 50,000 euro për pjesëmarrje në panaire, ku mund të gjejnë tregje të reja për të plasuar produktet e tyre”, ka shkruar Murati në llogarinë e tij në Facebook.

    Tutje ai tha se aplikimi për subvencionimin e kredive investuese, prodhuesit mund ta bëjnë përmes platformës EDI, duke plotësuar formularin me të dhënat e nevojshme.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!