×
  • Lajme
  • Lajme

    Armend Muja thotë se kërcënimet ndaj Kurtit erdhën pasi kryeministri sfidoi grupet kriminale

    Reporteri
    29 Tetor 2021 | 8:30

    Deputeti i LVV-së, Armend Muja kërcënimet ndaj kryeministrit Kurti i lidh me aksionet në veri.

    Muja ka thënë se Kurti ka sfiduar grupet kriminale dhe sipas tij ai duhet të ketë mbrojtje të shtuar.

    “Nuk është hera e parë që zoti Kurti kërcënohet përmes rrjeteve sociale apo formave tjera duke pasur parasysh sfidimin që iu ka bërë ai njerëzve që kanë përfituar nga grupet kriminale. Grupe kriminale si ato në veri kur e shohin se reformat janë serioze dinë të bëjnë kërcënime”, tha Muja në Rtv Dukagjini.

    Ai shtoi se janë hapur beteja me krimin dhe duhet të ketë masa shtesë sigurie për zyrtarët shtetërorë.

    Në anën tjetër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme ka konfirmuar tërthorazi se është kërcënuar në rrjete sociale, derisa ka thënë se nuk ndihet i rrezikuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!