×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Veselit: Është absolutisht e pamundur që gjykimi të fillojë para fundvitit të 2022-ës

    Reporteri
    29 Tetor 2021 | 17:06

    Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka thënë se gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së nuk pritet të nis më përpara se fundi i vitit 2022.

    Ai tha se bazuar në numrin e dëshmitarëve në këtë rast, mbrojtja ka nevojë për një vit kohë për të zhvilluar hetimet.

    “Nuk mendoj dhe është absolutisht e pamundur që gjykimi të fillojë para fundvitit të vitit 2022. Bëhet fjalë për gati 300 dëshmitarë. Është i qartë se procesi i hetimit kërkon kohë prej një vit për mbrojtjen”, ka thënë ai, shkruan Express.

    Në Gjykatën Speciale ka filluar konferenca për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!