×
  • Lajme
  • Lajme

    Vasfije Krasniqi: Urime 20 vite Liri

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 16:09

    E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman, ka uruar 20 vjetorin e çlirimit. Ajo shkruan se liria ka kushtuar shtrenjtë, por thekson se ndihet krenare.


    Krasniqi-Goodman ka një kërkesë për qytetarët. Ajo kërkon që viktimat e dhunës seksuale t’i lejojnë të jetojnë në liri.

    “Urime 20 vite Liri, Liri kjo që na kushtoi shumë por që ndjehemi krenar që arriti, edhe pse një pjesë e madhe vazhdon të jetoi nën ankthin dhe tmerrin e robërisë familjare dhe shoqërisë, përse duhet te jetonim një jetë të tillë. Unë ju lutem që të na lejoni të jetojmë në Liri sikurse edhe JU”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Gjatë luftës së fundit në Kosovë serbët kanë dhunuar seksualisht rreth 20 mijë gra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!