×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rregulla të reja për t’u pajisur me abone të përgjithshme në Tiranë

    Reporteri
    30 Tetor 2021 | 10:26

    Bashkia e Tiranës njofton se pikat e shitjes së aboneve te përgjithshme ndodhen te kioskat pranë stacioneve të autobusit.

    Për t’u ardhur në ndihmë studentëve, pajisja me Kartelën e Pajtimit Mujor (Abone Studenti) bëhet në pikat e hapura posaçërisht;

    – Kioska tek Ushtari Panjohur, rruga “Ludovik Shllaku”;

    – Kioska tek 9 – katëshet, rruga “Barrikadave”;

    – Kioska tek ish – 7 Xhuxhat, rruga “Elbasanit”;

    – Kioska pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, rruga “Muhamed Gjollesha”.

    Gjatë paraqitjes në këto pika të jeni të shoqëruar me Kartën e Studentit, si edhe foton.

    Për të shmangur abuzimet, Bashkia thekson se abonetë e përgjithshme dhe linje bëhen të shoqëruar me foto dhe plotësohet me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit.

    “Informojmë qytetarët se, mbështetur në kuadrin ligjor në fushën e transportit për shpërndarjen dhe pajisjen e udhëtarëve të transportit publik qytetës me bileta të pajtimit mujor (abone), sipas Udhëzimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 3743, datë 10.7.2017 “Mbi modelet dhe standardet e biletave të transportit rrugor të udhëtarëve, të ndryshuar), pajisja me bileta të pajtimit mujor (abone) të përgjithshme dhe linje bëhet e shoqëruar me foto dhe plotësohet me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit. Pikat e shitjes se aboneve te pergjithshme ndodhen te kioskat pranë stacioneve të autobusit. Për t’u ardhur në ndihmë studentëve, Bashkia bën me dije se pajisja me Kartelën e Pajtimit Mujor (Abone Studenti) bëhet në pikat e hapura posaçërisht, sikurse janë: kioska tek “Ushtari Panjohur”, rruga “Ludovik Shllaku”; kioska tek 9 – katëshet, rruga “Barrikadave”; kioska tek ish – 7 Xhuxhat, rruga “Elbasanit”, si dhe kioska pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, rruga “Muhamed Gjollesha”. Gjatë paraqitjes në këto pika, studentët duhet të kenë me vete Kartën e Studentit, si edhe foton”,-shkruhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!