×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria ka dyfish më shumë buxhet për ushtrinë se Kosova

    Reporteri
    30 Tetor 2021 | 14:40

    Sektori i mbrojtjes është njëra prej fushave në të cilat shtetet investojnë një pjesë të rëndësishme të buxhetit të saj.

    Dje qeveria e vendit ka propozuar t’i ndajë 100 milionë euro nga kuleta e shtetit për Forcën e Sigurisë së Kosovës apo 1.3 për qind të bruto produktit vendor për vitin e ardhshëm.

    Ndonëse kjo është një rritej e buxhetit për ushtrisë, prapë shtetet fqinje kanë buxhet më të madh se Kosova për ushtrinë.Shqipëria ka dyfish më shumë buxhet të ndarë për ushtrinë sesa Kosova, shkruan kallxo.com.

    Ministria e Mbrojtjes e shtetit shqiptar kishte ndarë në buxhetin e vitit 2021 mbi 22 milionë euro më shumë se sa vitin e kaluar.

    Tani, buxheti për mbrojtjen do të jetë mbi 225 milionë euro për vit.

    “Ky buxhet vazhdon trendin e rritjes si në vlerë nominale ashtu edhe si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pra, nëse për vitin 2020 kishim një buxhet sa 1,46 % e Produktit të Brendshëm Bruto, për vitin 2021 buxheti shkon në 1,5% të PBB, çka është në përputhje të plotë me objektivat dhe angazhimet tona në Samitin e Uellsit për ta çuar atë në 1,75% në vitin 2022, dhe 1,85% të PBB në buxhetin e vitit 2023”, tha të mërkurën ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka.

    Kujtojmë që Shqipëria është pjesë e Aleancës së NATO-s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!