×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 7 mijë persona të vaksinuar me vaksinën anti-Covid 19 në 24 orët e fundit në Kosovë

    Reporteri
    30 Tetor 2021 | 16:32
    Cervical Cancer Vaccine

    Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 7 mijë e 716 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    MSH ka bërë të ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.566.251 doza të vaksinës.

    Deri më sot 724 mijë e 969 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCovid.

    25 raste me koronavirus u konfirmuan të shtunën në Kosovë nga testimi i 1,801 mostrave. Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 9 pacientë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!