Një burrë nga Ohio, SHBA, është dënuar për sulm pasi qëlloi të birin e tij dhe atë me revolen e tij, raportojnë mediat amerikane.
Fred John Hensley është dënuar për sulm pasi qëlloi të birin me revole, pasi që nuk dëshironte të ndalej duke luajtur në kitarë për më shumë se “një orë”, transmeton Telegrafi.
Në raportin e policisë thuhet se 79-vjeçari nga Ohio akuzohet në bazë “të hetimeve të kryera, përfshirë ndryshimin e deklaratave”.
Ai i kishte thënë të birit se po e “nervozon”, pasi që për një orë nuk ishte ndalur duke luajtur në kitarë. Hensley ka pranuar se “thjesht ka dashur të shtie pranë tij” në shenjë paralajmërimit, por e qëlloi në bark.
Megjithatë menjëherë i kishte telefonuar ndihmës së shpejtë, e derisa e pritën ndihëm i biri i tij shfrytëzoi rastin që ta sulmon babanë duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe fytyrë.
Gjatë bastisjes policia ka gjetur revolen, një gëzhojë dhe kitarën me vrima nga plumbat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.