Çmimi i cigareve në Australi nga 1 shtatori përsëri është rritur, për herë të dytë këtë vit. Një pako mesatare prej 25 cigareve në këtë vend është shtrenjtuar nga 25 në 28,25 deri 33,90 dollarë.
Kjo do të thotë se mesatarisht një australian që pi një pako cigare në ditë, për një muaj do të duhet të ndajë rreth 922 dollarë, ose 100 dollarë më shumë se më parë.
Çmimet e cigareve në Australi janë dyfishuar që nga viti 2008 deri më sot dhe janë më të shtrenjta se kudo tjetër në botë. Një pako cigare ‘Marlboro’, për shembull, në këtë vend kushton 27 dollarë, në Britani të Madhe kushton 16.67 dollarë australianë, SHBA 9,51 dollarë dhe në Vietnam 1.47 dollarë.
Një familje mesatare në Australi shpenzon më shumë për duhan se sa për pushime, mjete motorike, ushqim, energji elektrike, telefon dhe internet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.