×
  • Sport
  • Sport

    Skuadra e Barcelonës në panik, dyshohet se Aguero ka probleme me zemër

    Reporteri
    31 Tetor 2021 | 16:39

    Sulmuesi i Barcelonës, Kun Aguero e la fushën mbrëmë mbrëmë në ndeshjen ndaj Alaves, pasi kishte probleme me frymëmarrjen.

    I rikthyer nga një dëmtim i gjatë dhe vetëm në ndeshjen e tij të dytë si titullar me blaugranat sulmuesi argjentinas duhet të qëndrojë sërish jashtë këtë herë për probleme shëndetësore, shkruan Reporteri.net

    Në minutën e 41-të të sfidës ndaj Deportivo Alaves, Aguero u zëvendësua pasi ndiente dhimbje në gjoks dhe kishte probleme me frymëmarrjen.

    El Kun u transportua menjëherë në spital pasi indiciet ishin që ndjente shqetësime në zemër.

    Në Camp Nou të gjithë përjetuan momente frike kur 33-vjeçari u shtri në tokë duke vendosur dorën në gjoks pa patur asnjë kontakt fizik ose marrë ndonjë goditje nga ndonjë lojtar kundërshtar.

    Pasi hyri në dhomat e zhveshjes Aguero u kontrollua edhe një herë nga stafi mjekësor i Barçës dhe më pas u dërgua me ambulancë në spital.

    Siç ka njoftuar edhe vetë klubi i Barcelonës lojtari është dërguar në spital ekzaminime kardiake dhe më shumë do të mësohet në orët e ardhshme mbi gjendjen e argjentinasit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!