×
  • Lajme
  • Lajme

    Falet gjaku nga familja e vajzës 12 vjeçare që u mbyt dje nga traktori

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 19:55

    Familja Vuniqi ka falur gjakun Familjes Nishori në Vërshevc të Komunës së Lipjanit.


    Dje gjatë ditës në fshatin Vërshevc të Komunës së Lipjanit një vajzë e moshës 12 vjeqare ishte goditur nga traktori ku dhe kishte humbur jetën.

    Sot është shtrirë dora pajtimit mes familjës Nishori dhe Vuniqi në Vërshevc.

    I pranishëm gjatë varrimit ishte edhe Kryetari Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti.

    Për këtë rast kishte dhënë detaje edhe zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, sipas së cilës, vajza po drejtonte një bicikletë në momentin kur u godit nga traktori.

    “Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Vërshevc të Lipjanit. Në aksident kanë qenë të përfshira një biçiklete dhe një mjet bujqësor (traktor). Si pasojë e aksidentit lëndime të renda trupore ka pësuar ngasësja e biçikletës (femër 2006). E njëjta është dërguar për tretman mjëkesor në QKUK, nga ku jemi njoftuar se rreth ores 20:00, ka ndërruar jetë”, ka theksuar Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!