×
  • Sport
  • Sport

    I shënoi dy gola me goditje të fuqishme ndaj Newcastle, Tuchel: James godet si kali

    Reporteri
    31 Tetor 2021 | 19:30

    Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, është shprehur i lumtur që Reece James i shënoi dy gola për t’i ndihmuar skuadrës së tij ta mposhtë Newcastle Unitedin të shtunën, duke i lartësuar aftësitë e tij sulmuesve.

    James, megjithëse mbrojtës anësor, i ka katër gola në Premierligë në sezonin 2021/22, ndërsa deri para këtij sezoni e kishte shënuar vetëm një gol gjatë gjithë karrierës.

    Dy golat e tij ishin vendimtare për ta thyer skuadrën e Newcastle në pjesën e dytë në St. James’ Park, me Jorginhon që shënoi nga penalltia për rezultatin final 3:0 për skuadrën e Tuchel.

    Duke folur pas ndeshjes, Tuchel tha: “Ne nuk i ushtrojmë goditjet me Reece, ai godet sikur kali”.

    Chelsea është lider i Premierligës me 25 pikë nga 11 ndeshje, tri më shumë se Liverpooli në vendin e dytë.

    Kampioni i Evropës është mposhtur vetëm një herë deri tani në ligë, duke i fituar tetë ndeshje dhe duke barazuar një herë tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!