×
  • Lajme
  • Rajon

    Artan Grubi: BDl-ja partia më e madhe në Maqedoninë e Veriut

    Reporteri
    31 Tetor 2021 | 23:00
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, njëherit Ministër i Sistemit Politik dhe Zëvendëskryeministër, Artan Grubi ka deklaruar se BDI-ja është partia më e madhe në vend.

    Sipas tij, kjo parti ka fituar bindshëm, pra më shumë komuna si në Çair, Bogovinë, Haraçinë, Tearcë, Strugë, Kërçovë, Dollneni, Sarajin, Likovë, Pllasnicë.

    Në profilin e tij në Facebook, Grubi falënderoi votuesit e BDI-së.

    Postimi i tij:

    BDI është partia më e madhe në vend me fitore absolute në më shumë se gjysmën e të gjitha komunave ku kemi garuar duke përfshirë: Çairin, Haracinën, Bogovinën, Tearcën, Strugën, Kërçovën, Dollnenin, Sarajin, Likovën, Pllasnicën.

    Uroj të gjithë fituesit nga BDI, por edhe ata nga partitë oponente në komunat tjera.

    Faleminderoj të gjithë votuesit tanë në gjithë vendin për numrin rekord të votave përballë të gjitha partive tjera politike të bashkuara kundër BDI.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!