Të dielën u arrestuan dy persona në Mitrovicë. Të arrestuarit u arrestuan me dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një person duke i shkaktuar lëndime trupore.
Kështu kanë njoftuar nga Policia e Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.
“Gjatë ditës së djeshme së datës 31 tetor 2021, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’. Nga hetimet e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Mitrovicë, ku si pasojë e një mosmarrëveshje dy të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore i cili është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast janë identifikuar dhe janë arrestuar i dy të dyshuarit. Rasti po hetohet për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’. Ndërsa pas intervistimit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në komunikatën për medie nga policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.