Qyteti i Mitrovicës nga kjo verë do të ketë edhe një pishinë të re, duke e bërë kështu hapësirën afër lumit Ibër si një prej më karakteristikave në Kosovë.
Aty është në përfundim të ndërtimit një “Aqua Park”, i cili përmban disa pishina dhe mundësi argëtimi, shkruan Reporteri.net.
Ky projekt ishte në plan të përfundohej dhe të lëshohej për përdorim në këtë muaj, mirëpo disa vonesa kanë pamundësuar një gjë të tillë.
Sidoqoftë, banorët e Mitrovicës më shumë po i shqetëson çmimi i hyrjes në këtë pishinë sesa vonesa. Siç mëson Rerpoteri.net, për një të rritur çmimi i hyrjes është 8 euro ndërkaq për fëmijë 6 euro.
Këto çmime janë konsideruar si shumë të larta duke pasur parasysh standardi i pagave në këtë qytet, që rezulton se është më i varfëri në Kosovë.
Ndryshe, përveç kësaj pishine, Mitrovica ka edhe liqenin artificial që është shndërruar në pikë turistike të qytetit. Liqeni dhe pishina e re kanë pas metra largësi./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.