Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti thotë se mbrëmjen e djeshme ka patur një bisedë të tensionuar me Zoran Zaev, i cili njoftoi dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet lokale.
Sipas Ahmetit, Zaev nuk duhet të lërë postin e kryeministrit, pasi siç u shpreh ai ka marrë besimin e qytetarëve për të qeverisur vendin.
“Mbrëmë kam pasur bisedë të tensionuar me Zaevin, pasi nuk jam pajtuar me lëvizjet e tij që ka bërë me tërheqjen nga kryetar i Qeverisë dhe kryetar i LSDM-së. Këto janë zgjedhje lokale, dhe ke plot shembuj nëpër botë që zgjedhjet lokale i fiton dikush tjetër e parlamentaret dikush tjetër. Ne kemi marrë besimin për të drejtuar shtetin”, tha për TV21 kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Pas humbjes në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev në një konferencë për mediat njoftoi dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.